Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriq do të jetë pjesë e Real Madridit edhe për sezonin e ardhshëm.
Klubi spanjoll, ka njoftuar të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Modriqin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit.
ADVERTISEMENT
Me rinovimin e kontratës, Modriq do të jetë pjesë e Realit deri në verën e vitit të ardhshëm.
38-vjeçari është pjesë e Real Madridit prej verës së vitit 2012 kur iu bashkua nga Tottenhami dhe me ekipin spanjoll ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh.
Në total, Modriq ka 534 paraqitje me fanellën e Realit, ku ka shënuar 39 gola ndërsa ka fituar hiq më pak se 26 trofe.
Ai tashmë konsiderohet legjendë e klubit nga “Santiago Bernabeu”.