• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Morata flet për herë të parë si lojtar i Milanit

17/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alvaro Morata ka folur në mikrofonin e “Sky” pas takimit që e pati me shefin ekzekutiv të Milanit, Giorgio Furlani për t’i definuar detajet e fundit të kontratës me klubin Kuqezi.

Futbollisti i lindur në vitin 1992 është i gatshëm për aventurën e tretë në Serie A, të parën pa fanellën e Juventusit.

31 vjeçari do ta nënshkruajë kontratën katërvjeçare me “Rossoneri” dhe do të paguhet afro 4,5 milionë euro neto në sezon.

Përfaqësuesi spanjoll do t’i bashkohet ekipit të ri pasi t’i kryejë pushimet.

Çka të bindi të transferohesh në Milan?

“Motivi është i thjeshtë, apo besimi i Zlatan Ibrahimovicit, i skuadrës e i trajnerit. Mezi pres ta nis këtë eksperiencë të re. Tash do të shkoj në pushime sepse duhet të qëndroj me familjen time, e cila më ka ndihmuar shumë, në të kundërtën do të ushtroja qysh nga nesër.”

Sërish në Serie A, si të kthehesh në shtëpi apo jo?

“Po. Më keni trajtuar me respekt të jashtëzakonshëm dhe mezi pres të shkoj në pushime në Itali dhe të ushtroj me skuadrën dhe të kthehem në Serie A.”

Çka të ka transmetuar Zlatan?

“Gjëra pozitive. E di po ashtu se i kam vitet më të mira të karrierës dhe dua të shkoj në këtë klub të madh, i cili është Milani.”

Do ta marrësh numrin 9?

Nuk e di ende, të shohim.”

Next Post

Morata flet për herë të parë si lojtar i Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.