Gareth Southgate ka treguar se i beson verbërisht disa futbollistëve edhe kur ata janë jashtë forme.
Kjo u pa qartësisht edhe në finalen e Europianit kundër Spanjës.
Qëndrimi në fushën e lojës i Harry Kane, dukshëm jashtë forme, ua bëri më të lehtë spanjollëve fazën mbrojtëse dhe kjo situatë tensionoi edhe vetë lojtarët anglezë.
Gazetari i “ESPN”, Mark Ogden, bëri të ditur se duke qenë pranë pankinave në fushë, kishte parë një shkëmbim aspak miqësor mes Bellingham dhe Southgate gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, ku sipas tij, futbollisti kishte shpërthyer kundër trajnerit që nuk po bënte asnjë lëvizje taktike.
“Pak para se Kane të hiqej nga loja, Bellingham e humbi toruan me Gareth Southgate në anë të fushës, duke i sinjalizuar: ‘Ndrysho diçka, bëj diçka” dhe pastaj Kane u hoq nga fusha. Sapo Kane doli dhe Watkins u fut e pastaj edhe Kol Palmer, Anglia luajti shumë më mirë”, shpjegoi gazetari momentin kur Bellingham tregoi pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit.