• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Te Lazio më cilësonin futbollist mediokër, shtypi më masakronte”

17/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Daichi Kamada ishte një nga zhgënjimet e Lazios në sezonin e fundit. Japonezi ishte pranë Milanit në verën e vitit 2023, por në fund përfundoi te bardhekaltrit nga kryeqyteti.

Me Sarrin dukej si një “fantazmë” e lojtarit me të cilin ishim mësuar në Bundesliga, ndërkohë që u përmirësua me ardhjen e kroatit Tudor si trajner.

Vetëm një vit zgjati aventura italiane për mesfushorin e avancuar, i cili është transferuar si lojtar i lirë te Crystal Palace në Premier League.

27-vjeçari, autor i 33 ndeshjeve dhe 7 golave me kombëtaren japoneze, është rikthyer të flasë për vështirësitë e hasura te Lazio.

“Nuk luaja në pozicionin e duhur. I shënova Napolit, por nuk mjaftoi. Pasi kishte shumë pritshmëri ndaj meje.

Por duke qenë se gjërat nuk po shkonin mirë për mua, njerëzit bënin zhurmë për çdo gabim timin. Për ta i gjithë faji ishte i imi. Më cilësonin si një futbollist mediokër…

Sigurisht që luajta nën nivelin tim, por shtypi në Itali të masakronte. Më pas nisa të luaja dhe të shfaqja cilësitë e mia. Dhe për tifozët isha fantastik.

Ama, në gabimin tim të parë përsëri turreshin duke më masakruar me komente. Tifozët e Lazios e përjetojnë një humbje si fundin e gjithçkaje.

Por kur fitonim, ata e mbushin stadiumin plot dhe ishin impresionues. Ndoshta duhet të kisha luajtur në një pozicion më sulmues”, thekson Kamada.

Next Post

​Ambasada e Zvicrës në Kosovë: Shaqiri ishte frymëzim i të gjithëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.