• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Ambasada e Zvicrës në Kosovë: Shaqiri ishte frymëzim i të gjithëve

17/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Largimi i Xherdan Shaqiri nga Kombëtarja e Zvicrës po vazhdon të bëjë bujë të madhe duke sjellë reagime të shumta të cilat vënë në pah rëndësinë që kishte prezenca e tij në fushë për kombëtaren helvetike.

Menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian të futbollit, Shaqiri njoftoi se i ka dhënë fund aventurës së tij me Zvicrën, lajm ky që tronditi popullin zviceran, por jo vetëm.

Në mesin e shumë reagimeve, sot ka shkruar edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë e cila ka thënë se Shaqiri ishte një frymëzim i madh për të gjithë.

“Sot i shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt Xherdan Shaqirit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Kombëtaren e Zvicrës në futboll dhe për të qenë simbol i krenarisë zvicerane dhe kosovare. Me 125 ndeshje ndërkombëtare dhe momente të panumërta të paharrueshme, Shaqiri na ka frymëzuar të gjithëve. Karriera e tij, e shënuar nga gola mahnitës dhe një qëndrim i patrembur, ka sjellë gëzim dhe krenari të pamasë për tifozët e futbollit, veçanërisht të rinjtë që e shikojnë atë. Faleminderit, Xherdan, për të gjitha kujtimet dhe për performancën tënde të jashtëzakonshme ndër vite!”, thuhet në reagimin e ambasadës zvicerane në Kosovë.

Next Post

Kishte 400 kërkesa nën shqyrtim, Juventusi është ende pa sponsor në fanellë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.