Friday, 3. April 2026
Sport

Kosova pëson rënie, Shqipëria nuk lëviz në renditjen e FIFA-s

GS 18/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie në ranglistën më të re të publikuar nga FIFA.

Shtëpia Botërore e futbollit, të enjten ka bërë publike listën e re, në të cilën Kosova ka rënë për një pozitë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Prej pozitës së 105-të, në të cilën ishte, Kosova ka rënë në pozitën 106-të me 1203 pikë të tubuara kurse në muajin qershor pati vetëm një ndeshje miqësore, të cilën e humbi 3:0 në Oslo nga Norvegjia.

Ndërkohë, Shqipëria nuk ka lëvizur nga pozita e 66-të dhe ka 1375 pikë të mbledhura.

Shqipëria u paraqit në “Euro 2024” dhe u eliminua në fazën e grupeve, ku në kuadër të Grupit B regjistroi një barazim dhe dy humbje në tri ndeshje të luajtura.

Kampionia e Evropës, Spanja është ngritur për pesë pozita dhe tani renditet e treta pas Francës që është në pozitën e dytë dhe Argjentinës që është e para.

Argjentina ditë më parë triumfoi në Copa America.

Teilen: