• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Partizani vuan por kualifikohet për në turin e dytë të Conference League

18/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani vuan, por fiton me përmbysje 1-2 në ndeshjen e kthimit përballë Marsaxlokk, duke siguruar kështu edhe biletën e kualifikimit për në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Pas barazimit 1-1 javën e kaluar në Elbasan, të dyja skuadrat e nisën sfidën në kërkim të golit, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Fraksioni i dytë nisi në malore për “Të Kuqtë”, pasi vendasit kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Yuri-t që realizoi golin e parë të mbrëmjes në minutën e 46-të, por ishte vetëm një iluzion.

Kjo pasi Partizani barazoi shumë shpejt me anë të Tedi Carës që realizoi në minutën e 48-të dhe gjithçka ndryshoi.

Pas golit, kryeqytetasit diktuan ritmin dhe dominuan ndeshjen dhe kundërshtarin, teksa goli i fitores dhe kualifikimit vonoi, por nuk mungoi.

Në kohën shtesë, në minutën e 93-të, pas një aksioni të bukur, Keko përfitoi dhe me portën e boshatisur realizoi duke çuar në rrjetë pasimin e Hadrojt.

1-2 dhe Partizani siguron kështu kualifikimin për në turin e dytë të Conference League, aty ku do të masë forcat me skuadrën nga Gjeorgjia, Iberia 1999.

Next Post

Juventusi ia vodhi Interit brenda 24 orëve të fundit, zyrtarizohet transferimi i futbollistit kolumbian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.