Monday, 11. May 2026
Sport

Shkëndija zhgënjen, eliminohet nga garat evropiane

GS 18/07/2024 1 Min. Lesezeit

Shkëndija e Tetovës zhgënjeu në garat evropiane. 

Kuqezinjtë eliminohen në rrethin e parë të Conference League në futboll.

Përballja mes Shkëndijes dhe Noah nga Armenia ka përfunduar me fitoren e udhëtuesve me rezultat 1:2. 

Noah ka fituar edhe takimin e parë me 2:0 dhe është kualifikuar në rrethin e dytë.

Miljkoviq në minutën e 20-të kaloi në epërsi ekipin nga Armenia.

Futbollisti Klnsman Cake shënoi pas asistimit të Endrit Krasniqit në minutën e 53-të, duke barazuar rezultatin 1:1.

Pinson në minutën e 90+1 ka shënuar për fitoren e skuadrës armene.

Teilen: