Sulmuesi Victor Osimhen pritet të jetë goditja e madhe e PSG-së në afatin kalimtar të verës.
Në fakt, mësohet se Osimhen tashmë ka arritur marrëveshje personale me Parisin, ekip që po negocion me Napolin për lirimin e tij.
ADVERTISEMENT
Bëhet e ditur se Osimhenit i është ofruar kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej 14 milionë eurosh për t’iu bashkuar ekipit francez.
Te Napoli janë të gatshëm ta lirojnë nigerianin por për kartonin e tij po kërkojnë 130 milionë euro.
Ndërkohë, Parisi po ofron 100 milionë euro dhe klubet po negociojnë për të arritur marrëveshjen gjatë këtij muaji, në mënyrë që të finalizohet transferimi i Osimhenit në Francë.
25-vjeçari te PSG-ja, po shihet si zëvendësim ideal për Kylian Mbappen, i cili iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë.
Osimhen prej vitit 2020 është pjesë e Napolit dhe ka kontratë deri në vitin 2026.