Monday, 11. May 2026
Sport

Peja përballet me Maroussin e Greqisë

GS 19/07/2024 1 Min. Lesezeit

KB Peja ka mësuar kundërshtarin e raundit kualifikues për sezonin 2024/25 në FIBA Europe Cup.

Në kuadër të kualifikimeve për një vend në fazën e grupeve, Peja do të përballet me ekipin nga Greqia, Maroussi.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Kështu është përcaktuar pas shortit të tërhequr për këtë garë që për kah niveli është e katërta në basketbollin evropian.

Peja me Maroussin do të përballen me formatin brenda-jashtë, me të dyja ndeshjet që do të zhvillohen në fund të muajit shtator.

Përballjen e parë, Peja e luan në shtëpi më 24 shtator, përpara së të udhëtoj në Greqi për duelin e kthimit që do të luhet tri ditë më vonë.

Nëse arrin ta eliminoj Maurossin në këtë fazë kualifikuese, atëherë Peja do të paraqitet në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup.

Peja në dy raste ka luajtur në fazën grupore të FIBA Europe Cup, por nuk ka arritur të avancoj tutje.

Sezonin e fundit, Peja u eliminua në serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës, ndërsa Maroussi nuk arriti të luaj në plejofin e kampionatit grek.

Teilen: