Europiani i moshës deri në 19 vjeç në futboll për djem ka luajtur ndeshjet e dyta të grupit B. Bëhet fjalë për aktivitetin, i cili zhvillohet në Irlandën e Veriut dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Franca, që ka mundur dhe Danimarkën, 4-2, tashmë është e kualifikuar për në gjysmëfinale. E jo vetëm kaq, por së bashku me Italinë janë skuadrat e para të zonës së Europës në finalet e Kampionatit Botëror të moshës deri në 20 vjeç, që më 2025-ën zhvillohet në Kili.
Franca e ka gjetur golin e parë në të 19’ me Bahoja i harruar nga mbrojtja daneze. Dyfishimi i rezultati vjen në të 65’ nga Aiki. Më pas thellon në 3-0 Buabre në të 79’ dhe Asumani në të 85’ shënon golin e katërt. Zgjohet Danimarka, e cila shënon golin e parë në të 87’ me Olson. Dhe në minutën e tretë shtesë Simelhak ngushton në 4-2. Dhe vetëm vërshëllima e fundit e boshnjakut Bilbija ndal dëshirën e danezëve për të përmbysur.
Më e fortë dhe më e zjarrtë dueli mes Turqisë dhe Spanjës, që është ndarë në barazim 1-1. Më parë shënoi Gasiorovski në të 55’, i cili në një goditje këndi fiton dhe dyluftim me Sertkajën dhe realizon. Në fundit e lojës i sapofuturi Fahri Ai barazon dhe Turqia merr pikën e parë në këtë Europian. E shtuna do të jetë pushim për Europianin e djemve të moshës deri në 19 vjeç, që përfundon më 28 korrik.