Te Juventusi ka nisur një epokë e re, ajo e Tiago Motës, ndërsa e vjetra i përket Masimiliano Alegrit. Ky i fundit vazhdon të jetë një i papunë që paguhet nga bardhezinjtë, por ofertat nuk i kanë munguar.
Alegri ka pasur telefonata të shumta nga Arabia, por dëshiron që të qëndrojë ende në futbollin që vlen dhe të mos largohet nga Europa. E ardhmja e tij nuk do të varet aspak nga paratë dhe këtë e ka konfirmuar, Galeone, një nga njerëzit më të afërt të trajnerit.
Ai thotë se është i joshur nga një telefonatë e mundshme e federatës. Në pritje të zhvillimeve për Spaletin, që për momentin duket i paprekshëm dhe në krye të Italisë. Alegri qëndron gjithmonë gati si trajneri që mund të rikthejë dinjitetin e Italisë.
PANORAMASPORT.AL