Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme ndaj Rapidit të Vjenës.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, teksa në fragmentin e dytë të lojës kuqezinjtë shënuan të parët me Florencin, në minutën e 64-t. Interesant është fakti se me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Fonseka, bëri plot 11 ndryshime.
Alessandro Florenzi goal for AC Milan vs Rapid Wien
pic.twitter.com/UyOISrLHPF— Sideline Recaps (@SidelineRecaps) July 20, 2024
Kjo ishte miqësore e parë e kuqezinjvë në drejtimin e trajnerit të ri. Golin e barazimit austriakët e gjetën në minutën e 88-të me anë të Demir.
Të enjten e 25 gushtit kuqezinjtë i pret nisja për në turin amerikan, me ndeshjet kundër Sitit, Realit të Madridit dhe Barcelonës.
PANORAMASPORT.AL