• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anglia dhe Franca, gjysmëfinaliste

20/07/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Anglia dhe Franca janë gjysmëfinalistet e para të Kampionatit Europian të moshës deri në 19 vjeç në futboll për vajza. Bëhet fjalë për edicionin e 21-të, i cili është duke u zhvilluar në Lituani dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Në fakt Anglia ka qenë më e vendosur për të gjetur suksesin, ndërsa në pjesën e parë ka provuar me Aguemang në të 12’, por shënjestra nuk është e duhur. Madje e njëjta lojtare në të 18’ është bllokuar nga portieria franceze Fernandez. Provon dhe Poter në të 25’ e përsëri pa rezultat. Për Francën e vetmja goditje e rrezikshme ka ardhur me Lushimba-Bilombin në të 43’, kjo pas një krosimi nga këndi, por jashtë.

Në pjesën e dytë, trajneri i anglezëve Grifit ka aktivizuar Pritçard, e cila i ka dhënë të tjera impulse sulmit anglez. Madje kur ka aktivizuar dhe Lian dhe Enderbin, atëherë Anglia ka rinovuar të gjithë sulmin e saj. Pritçard ka provuar fillimisht në të 65’, por jashtë. E më pas dhe në të 72’ e përsëri pa rezultat. Dhe vetëm në të 77’ ka ardhur goli i fitores për Anglinë, që mban firmën e Pritçard, që shfrytëzon asistin e Enderbit. Franca përpiqet, por në vërshëllimën e fundit të Lansens, 1-0 për Anglinë, që merr fitoren e dytë në nëntë ndeshje të luajtura me blutë 19-vjeçare. Ndërkohë Serbia ka mundur Lituaninë, 4-1, kurse e diela do të jetë për ndeshjet e grupit B për të përcaktuar gjysmëfinalistet e tjera të këtij Europiani.

Next Post

Gruda gati për aventurën anglez, “ylli” shqiptar kërkohet nga “Pulëbardhat” e Premier League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.