• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Calabria: Ai është një kampion i madh

21/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Davide Calabria, kapiteni dhe mbrojtësi i Milan-it, foli pas barazimit 1-1 në miqësoren kundër Rapid Wien.

“Jemi ende në fazë përgatitore, ndaj Rapid-it u munduam të bëjmë atë që kemi provuar deri tani, por ka shumë për të parë, për të punuar dhe për të mësuar. Jemi vetëm në fillim dhe duhet të përmirësohemi shumë” – tha fillimisht mbrojtësi, që më pas foli për futbollin që aplikon trajneri i ri, Fonseca.

“Ka koncepte të reja, duhet t’i zhvillojmë dhe t’i bëjmë tonat dhe është e rëndësishme sepse në ndeshje nuk mund të flasësh apo të arsyetosh, ato duhet të bëhen automatike.

Këto ndeshje miqësore nuk luhen për rezultat, këto minuta janë thelbësore pasi ne të gjithë përshtatemi së bashku.

Turneu në SHBA? Do të luajmë kundër disa prej skuadrave më të rëndësishme, më të mirat në botë, jemi gati dhe mezi po presim të nisemi për në Amerikë dhe ta shijojmë këtë eksperiencë.

Do të jetë interesante të shohim progresin me trajnerin, konceptet e reja të lojës” – tha Calabria.

Në fund, kapiteni “kuqezi” tregoi edhe pritshmëritë mbi goditjen e klubit, Alvaro Morata.

“Ai është një kampion i madh, ka pasur një karrierë të pabesueshme dhe vazhdon të tregojë se është një lojtar i nivelit të lartë. Ai sapo ka fituar Kampionatin Europian dhe jam i bindur se do të ndikojë për mirë, padyshim. Ne tashmë e njohim dhe mezi presim ta përqafojmë,” – përfundoi Calabria.

Next Post

Debutoi me Realin në 2010-ën dhe transferohet tek Milani në 2024-ën! Ja çfarë sjell Morata tek kuqezinjtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.