Tuesday, 12. May 2026
Sport

Vedat Muriqi duket në formë, shënon gol në miqësoren e Mallorcas

GS 21/07/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Mallorcas ka luajtur një miqësore në Birmingham të Anglisë, kundër Crewe që bën gara në League Two.

Spanjollët fituan me rezultatin 3:1, ku golin e fundit e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi shënoi pas një gabimi në mbrojtjen e klubit anglez, duke ia bërë të lehtë ta kalonte edhe portierin.

Pas pesë ditëve, Mallorca luan një tjetër miqësore në Angli përball klubit Barnsley.

Teilen: