Tuesday, 12. May 2026
Sport

Albin Berisha titullar i padiskutueshëm, starton në ndeshjen ndaj Dinamos së Bukureshtit në Rumani

GS 21/07/2024 1 Min. Lesezeit

Albin Berisha është titullar i padiskutueshëm i ekipit të Petrolulit në Rumani.

Sulmuesi kosovar luan sonte nga ora 21:00 ndaj ekipit të Dinamos së Bukureshtit, në xhiron e dytë të Superligës së Rumanisë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në xhiron e kaluar, Berisha pati paraqitje mjaft pozitive, ku shënoi gol, por fatkeqësisht u anulua, por poashtu edhe fitoi penallti.

Futbollisti duket në formë, teksa besimi i trajnerit të ri për të poashtu duket i madh.

Ja formacioni i Petrolul:

Teilen: