Ivan Rakitiç është një lojtar i ri i Hajduk Split. Kroati që u largua nga Al Shabab, për t’u bashkuar me ekipin e Gatuzos, ku aktivizohen edhe 2 futbollistët me origjinë shqiptare, Emir Sahiti dhe Leon Dajaku.
Rakitiç, nënshkroi kontratën për dy vjet me Hajdukun. Mesfushori, mbërriti në Split pasditen e së dielës dhe më pas pasoi një spektakël nga ana e tifozëve, të cilët e mrekulluan me pritjen që i rezervuan.
Një moment emocionues, kur Ivan Rakitiç doli para tifozëve të Hajdukut, të cilët me mijëra e pritën në qytet.
Stunden då Ivan Rakitic möter publiken! Split är en sjuk stad.
HAJDUK SPALATO❤️💙 pic.twitter.com/elykuYM3V8
— Ladan (@laadanma) July 21, 2024
PANORAMASPORT.AL