Tuesday, 12. May 2026
Sport

Marvin Çuni i shënon ekipit grek në miqësore

GS 21/07/2024 1 Min. Lesezeit

Frosinone ka mposhtur sot me shifrat 3-0 Volosin.

Skuadrat kanë testuar lojtarët në një takim miqësor, që pa si protagonist edhe Marvin Çunin. Sulmuesi shqiptar ishte titullar nga minuta e parë në këtë ndeshje, ku gjeti edhe golin.

Faktikisht, ishte pikërisht ai i cili i hapi rrugën drejt fitores Frosinones. Çuni arriti ta dërgonte topin në rrjetën e mbrojtur nga portieri i Volosit në minutën e 34-t të miqësores.

Më pas verdheblutë shënuan edhe dy herë të tjera gjatë pjesës së dytë, për ta përfunduar ndeshjen në shifrat 3-0.

Teilen: