• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, August 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Riffa nga Bahrejn fiton garën në FIBA 3×3 Prishtina Challenger

22/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dy ditësh spektakli, ka përfunduar gara ndërkombëtare FIBA 3×3 Prishtina Challenger.

Në këtë event morën pjesën 16 skuadra nga mbarë bota, në mesin e tyre edhe skuadra vendase, Prishtina.

Të shtunën u zhvilluan ndeshjet në grupe, derisa e diela ishte e rezervuar për ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja.

Po ashtu u zhvilluan garat për tri pikë, ngulitje, si dhe kishte lojëra shpërblyese e muzikë për të pranishmit në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo garë, ashtu si edhe FIBA 3×3 Women’s Series u mbështet fuqishëm nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Finalja u zhvillua mes Riffa-s nga Bahrejni dhe Podgoricës nga Mali i Zi. Në fund skuadra nga Bahrejni fitoi 21:13 dhe fitoi me meritë këtë garë, derisa në gjysmëfinale kishte eliminuar favoritin Vjenën.

MVP u shpall Dennis Donkor, çmim të cilin ia ndau Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Ndërkohë, çmimin kryesor e nda Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Next Post

Super befasi: Varane transferohet tek klubi i Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.