• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Manchester United mendon për fituesin e Evropianit, i bën konkurrencë Arsenali

22/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United është klubi më aktiv i Premier League në merkaton e verës. Pasi siguruan transferimet e Joshua Zirkzee dhe Leny Yoro dhe arritën akordin personal me Manuel Ugarten, Erik ten Hag kërkon dhe një tjetër mesfushor. Bëhet fjalë për fituesin e Euro 2024 dhe lojtarin që luajti në 45 minutat e dyta të finales mes Spanjës dhe Anglisë si zëvendësues i Rodrit, Martin Zubimendi.

Djajtë e Kuq po e monitorojnë me kujdes 25-vjecarin që në vitet e fundit ka qenë një pjesë e rëndësishme e Real Sociedadit. Zubimendi ka treguar dedikim të jashtëzakonshëm ndaj klubit bask pasi të gjithë karrierën e tij futbollistik ia ka dedikuar ngjyrave bardheblu.

Mesfushori shkatërrues ka luajtur në 188 ndeshje për Sociedadin. Përveç Man.United, edhe Arsenali është në garë për spanjollin.

Në merkaton e parë me pronarët e rinj të grupit INEOS, Manchester United i ka kryer shumë shpejt lëvizjet, ndryshe nga vitet e tjera. Deri më tani, drejtuesit kanë përmbushur dëshirat e trajnerit Erik ten Hag, që në fillim të qershorit mori vetëbesimin për të vijuar me skuadrën deri në vitin 2026. Përveç afrimeve të rëndësishme, trajneri ka afruar në stafin e tij teknik për sezonin e ardhshëm dhe dy bashkëkombësit, Ruud Van Nistelrooy dhe Rene Hake.

Të dy trajnerët vijnë pas eksperiencave në kampionatin holandez Eredivisie, teksa Van Nistelrooy drejtoi së fundmi skuadrën e PSV Eindhoven, ndërsa Rene Hake udhëhoqi ekipin e Go Ahead Eagles.

Next Post

Arsenali afër goditjes së madhe në merkato

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.