• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skuadrat kosovare mësojnë kundërshtarët e raundit të tretë

22/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadrat nga Kosova që do të paraqiten në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, kanë mësuar kundërshtarët eventual, me të cilët do të përballen në rrethin e tretë të kësaj gare.

Ballkani, Llapi dhe Drita janë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa shorti për rrethin e tretë është tërhequr të hënën.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Për dallim prej Ballkanit e Dritës që do të kenë kundërshtarë dukshëm më të lehtë nëse avancojnë nga raundi i dytë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për skuadrën e Llapit nga Podujeva.

Ballkani në rethin e dytë përballet me Hamrun Spartans nga Malta, me ndeshjen e parë që luhet të martën në Kosovë.

Drita do të ketë punë me Breidablikun e Islandës, ndërsa Llapi me Brondbyn e Danimarkës, ndeshje që do t’i luajnë të enjten mbrëma në udhëtim.

Ballkani që u eliminua nga Liga e Kampionëve, nëse e eliminon Hamrun Spartans të Maltës në raundin e dytë, atëherë në të tretin do të ketë punë me ekipin nga Irlanda e Veriut Larne.

Drita që garat evropiane i nis prej rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, në raundin e tretë do të përballet me fituesin e duelit FK Auda – Cliftonville, kundërshtar të kalueshëm për ekipin nga Gjilani.

Ndërkohë, Llapi në rast se kalon ekipin e madh nga Danimarka, atëherë në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, e pret fituesi i përballjes  Legia Varshava – Caernaforn Town.

Llapi garat evropiane këtë sezon i nisi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës por u eliminua nga Wisla Krakowi e Polonisë.

Ndeshjet e para të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, do të luhen më datën 8 gusht kurse ato të kthimit pas një javë.

Next Post

Shorti i turit të tretë në Ligën e Konferencës/ Egnatia shmang shqiptaret e tjera, Partizani mund të ndeshet me klubin e Erdoganit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.