• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Stërvitje si Roki Balboa, Erling Haland pret dru në pyll: Më detyroi babai

22/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erling Haland po ndjek plotësisht stilin e Rokit në përgatitjet për sezonin e ri të Premier Ligës. Sulmuesi “vrasës” i Mançester Sitit ka pasur pushim gjatë gjithë verës për shkak të dështimit të Norvegjisë për t’u kualifikuar në “Euro 2024” në Gjermani. Haland, 23 vjeç, shijoi një pushim të merituar pasi ndihmoi Sitin për të fituar titullin e tyre të katërt radhazi kampion në Angli.

sdffdsdfssfdfdssfdsfd

Por koha e pushimit ka përfunduar për sulmuesin, i cili është duke u përgatitur për sezonin e ri. Dhe ai i është nënshtruar disa ushtrimeve të shkollës së vjetër nga babai i tij, ish-mbrojtësi i Sitit dhe Lidsit, Alf-Inge. Golashënuesi më i mirë i Premier Ligës në dy sezonet e fundit e ka shtuar forcën e tij duke ecur nëpër pyll dhe duke prerë dru, ashtu siç bëri Silvester Stalone në filmin “Rocky IV”. Haland zbuloi metodat e tij të stërvitjes në një video në profilet e tij dhe të Sitit “X” dhe “Instagram”.


View this post on Instagram

A post shared by Manchester City (@mancity)

KOMENTET – Në video thuhej: “Prerja e druve në male është gjëja më Erling Haland që kam dëgjuar”. Ish-sulmuesi i Borusias së Dortmund më pas tha: “Babai më detyroi, nuk kisha zgjidhje”. Tifozët e komentuan menjëherë videon, ndërsa njëri shkruante: “Haland është një racë tjetër”.

Një tjetër tha: “Baballarët e vërtetë i bëjnë djemtë e tyre të punojnë në pyje”. “…Babai i tij është një viking i vërtetë”. Të tjera komente shkruanin: “Sjellje normale vikinge. Asgjë e re”. Haland ka balancuar stërvitjen e forcës me qetësinë e meditimit, të cilën ai e ka bërë pranë lumenjve.

Mançester Siti shpreson se metodat e tij të pazakonta të stërvitjes do t’i garantojnë atij një tjetër nisje të fortë të sezonit të ri. Norvegjezi shënoi 38 gola në 45 paraqitje sezonin e kaluar, në të cilin ai dha edhe gjashtë asiste. Megjithatë, këto shifra ishin ende larg atyre që ai shënoi në sezonin e tij debutues në “Etihad Stadium”, në të cilin ai e gjeti rrjetën 52 herë dhe dha nëntë asiste.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Manaj: Ndihem mirë te Sivasspor – jam i fokusuar te ekipi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.