• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ballkani gati për Ligën e Konferencës

23/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, skuadra e Ballkanit rrugëtimin evropian do ta vazhdoj në kualifikimet e Ligës së Konferencës, që për kah niveli është garat e tretë e UEFA-s.

Ballkani, u eliminua në raundin e parë të Championsit nga Santa Coloma e Andorrës, ndërsa në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, do të ketë punë me kampionin e Maltës, Hamrun Spartans.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Ndeshjen e parë, kampioni i Kosovës e luan në shtëpi dhe atë sot martën prej orës 18:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa të kthimit pas një javë në Maltë.

Te Ballkani janë të gatshëm për këtë ndeshje dhe synojnë ta eliminojnë kundërshtarin nga Malta për të avancuar në rrethin e tretë kualifikues dhe të tentojnë inkuadrimin në grupe.

Në dy sezonet e fundit, Ballkani ishte pjesë e fazës grupore të Ligës së Konferencës por nuk arriti të kualifikohet edhe në fazën nokaut. Sikurse Ballkani, edhe Hamrun Spartans u eliminua në rrethin e parë kualifikues të Championsit dhe sigurisht se do të përpiqet ta eliminoj kampionin e Kosovës.

Për këtë ndeshje, Ballkanit i mungon sulmuesi Sunday Adetunji, i cili në ndeshjen e kthimit ndaj Santa Colomas u ndëshkua me karton të kuq.

Krahas Ballkanit, në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, do të paraqiten edhe Llapi e Drita, skuadra që do të luajnë të enjten.

Llapi do të përballet me Brondbyn e Danimarkës dhe ndeshjen e parë e luan në udhëtim, ndërsa Drita do të ketë punë me Breidablikun e Islandës, po ashtu në udhëtim. Llapi luan prej orës 18:00 kurse Drita nga ora 21:15.

Next Post

Aubameyang largohet nga Marseille

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.