Juventusi dëshiron të shesë Federico Chiesa në merkaton e verës dhe po kërkon në mënyrë aktive një ekip për të paguar rreth 25-30 milionë euro.
Anësori po përballet me një sërë dëmtimesh dhe nuk po arrin të japë maksimumin për “bardhezinjtë”.
Megjithatë, sipas informacioneve të ndryshme nga Italia, për Chiesa ka vetëm interesim serioz nga Interi, gjë që do të ishte problem, pasi nerazzurrët janë praktikisht konkurrentë të drejtpërdrejtë të Juventusit në Serinë A.
Është e paqartë nëse ‘Zonja e Vjetër’ do të dëshirojë ta shesë Chiesa-n te kampionët italianë, me tifozët e Juventusit që mund ta shohin një lëvizje të tillë si një tradhti.
/GazetaBlic Sport