• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ramaj do të largohet nga Ajaxi

23/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri Diant Ramaj më nuk është i paprekshëm te skuadra e Ajaxit.

Në fakt, Ramaj pritet të largohet nga Ajaxi këtë verë dhe klubi holandez është në pritje të ofertave për kartonin e tij.

Ramaj ka vendosur të largohet nga Ajaxi për shkak se nuk e ka të garantuar vendin e titullarit për sezonin 2024/25.

Duke pasur parasysh situatën delikate të Ramajt, skuadra nga Anglia dhe Spanja janë rikthyer në garë për shërbimet e tij. Përderisa në Spanjë po e kërkojnë huazimin e Ramajt, skuadra e Chelseat është gati të bëjë ofertë për transferimin e 22-vjeçarit.

Madje, ekipi nga Londra po vlerësohet favorit për të siguruar Ramajn pasi trajneri Enzo Maresca është në kërkim të një portieri të ri.

Ramaj ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2028, ndërsa kartoni i tij po vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Ai verën e shkuar u transferua tek Ajaxi nga Eintracht Frankfurti për 5 milionë euro dhe në sezonin e tij të parë në Holandë, Ramaj regjistroi 33 paraqitje në të gjitha garat.

Next Post

Torino forcon sulmin, transferon në Serie A sulmuesin e Southampton

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.