• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LeBron “mbreti olimpik”, legjenda e basketbollit vazhdon shkëlqimin e madh

23/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Do të mbajë flamurin e ekipit olimpik në Paris.

I takonte padyshim LeBron James ky nder i madh, dhe “ylli” i jashtëzakonshëm i basketbollit tregoi sërish se e meriton plotësisht një respekt të tillë, me “veteranin” 39-vjeçar, i cili harroi moshën e tij të shtyrë dhe mori “për dore” ekipin amerikan duke shmangur humbjen në miqësoren e fundit përpara Olimpiadës.

Sfida përgatitore u luajt në “O2 Arena” të Londrës, në Britaninë e Madhe, dhe SHBA ishte në prag të disfatës përballë Gjermanisë, por përfundimisht fitoi 92-88.

Dy ekipet ishin fare pranë në rezultat, me shumë përmbysje dhe barazime, ndërsa Lebroni shënoi 20 pikë, kapi 6 topa në tabela, shërbeu 4 asiste dhe pati saktësi tepër të madhe në gjuajtjet nga loja, duke realizuar 8 nga 11 provat. Kjo do të thotë 73 përqind!

Për më tepër, “ylli” i Lakers realizoi 11 pikët e fundit për ekipin.

Një kapiten i tillë mban me shpresë tifozët dhe shokët e skuadrës se amerikanët mund ta mbrojnë titullin olimpik të fituar tre vjet më parë në Tokio, kjo edhe pse dy miqësoret e fundit nuk krijuan aspak optimizëm, sepse “Dream Team” thuajse humbi me Sudanin e Jugut dhe me Gjermaninë.

Ndërkaq, kujtojmë se ashtu si në lojërat e fundit olimpike edhe në Paris, Shtetet e Bashkuara janë ekipi për t’u mundur, sa i përket basketbollit, pasi që prej 4 edicionit mbajnë titullin e kampionit olimpik. /i.m /abcnews.al

Next Post

Finalja e Hamburgut kthehet në sherr, tenistët përplasen fizikisht, ndërhyn gjyqtari

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.