Mediumi serb ka harruar skandalet në Banjallukë!
Në Banjallukë u provokua rëndë Republika e Kosovës.
Ky provokim erdhi nga tifozët serbë në Banjallukë të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke brohoritur turpshëm “Kosova është Serbi”.
Ky skandal mundohet të fshihet dhe të justifikohet nga serbët.
Pamfleti serb “Kurir” i djeg për klubin shqiptar, Egnatia nga Rrogozhina, duke e drejtuar gishtin dhe fajësuar UEFA-n.
“Klubi shqiptar Egnatia u ndëshkua nga UEFA për sjellje të turpshme në ndeshjen e xhiros së parë të kualifikueseve në Champions League kundër Borcit nga Banjalluka.
Shtëpia Evropiane e Futbollit vendosi një dënim me kusht për sjellje diskriminuese prej vetëm 10 mijë eurosh dhe një ndeshje pa shikues.
Nëse tifozët e klubit shqiptar përsërisin të njëjtën ose një veprim të ngjashëm në dy vitet e ardhshme, do të aktivizojnë këtë dënim qesharak”, shkarravit ky farë pamfleti serb.
“Standardet e dyfishta të UEFA-s janë përsëri në punë dhe ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë do të kishte ndodhur nëse tifozët tanë do të kishin bërë diçka të ngjashme.”, shkruan më tej.
Kampioni shqiptar tani do të garojë në Conferendce League.