Tenisti më i mirë në botë Jannik Sinner duhej të vinte të martën në Paris, në skenën e Lojërave Olimpike, por ai e shtyu udhëtimin për shkak të problemeve shëndetësore.
Siç raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa, tenisti kryesor në botë nga renditja e ATP ka shtyrë udhëtimin e tij për shkak të sëmundjes dhe temperaturës së lartë. Plani aktual i Sinner është të mbërrijë në Paris të enjten, kur do të hidhet shorti për turneun olimpik të tenisit, i cili fillon të shtunën.
Megjithatë, shtyrja e ardhjes së tij në Paris, si dhe përkeqësimi i shëndetit të tij, prishën përgatitjet e italianit për turneun olimpik.
Këtë vit, Sinner fitoi Australian Open dhe për herë të parë në karrierën e tij u bë lojtari numër një në renditjen e ATP. Në Roland Garros ai u mposht në gjysmëfinale nga fituesi i mëvonshëm, Carlos Alcaraz, ndërsa së fundmi në Wimbledon u mposht në çerekfinale nga rusi Danilo Medvedev.