Tuesday, 12. May 2026
Sport

Niset ekipi olimpik shqiptar/ Drejt Parisit, shtatë sportistë dhe delegacioni

GS 24/07/2024 1 Min. Lesezeit

Ekipi olimpik shqiptar është nisur për në Olimpiadën e Parisit.

Presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, është optimist për medalje, sidomos nga tre mundësit e natyralizuar. Këtë të mërkurë u nisën 7 sportistë, ndërsa Luiza Gega do të bashkohet me skuadrën pas disa ditësh

Këtë radhë jam besimplotë se me tre mundësit tanë ne do i sjellim Shqipërisë një medalje, janë në një formë të jashtëzakonshme, janë kampionë bote, Evrope. Luiza Gega është sportistja jonë më e mirë dhe ajo është në gjendje të jashtëzakonshme.”, u shpreh presidenti Fidel Ylli.

Ndërsa Said Prizreni, presidenti i FSHM-së u shpreh se “Ndoshta më i rëndësishmi jo, por më i rëndësishmi po. Kjo është një olimpiadë ndryshe, tre herët e tjera kam qenë si sportistë. Emocionet janë të jashtëzakonshme. Ne shkojmë me tre sportistë, shkojmë me tre pretendonte për medalje.”

/abcnews.al

Teilen: