Biznesmenit kosovar, Shkumbin Muçolli i është dhënë mundësia për ta bartur dje flakën olimpike në rrugët e Parisit.
Muçolli u përzgjodh mes 100 mijë aplikuesve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, për shkak edhe të influencës që ka në botën e biznesit dhe kompanive të mëdha që ka me Burger King dhe Coca Cola, raporton KosovaPress.
““Është ndjenjë e jashtëzakonshme të bartësh flakën olimpike për 200 metra në rrugët e Parisit. Është diçka që e ke paramenduar që si fëmijë dhe që u bë realitet. Jam mëse krenar që një kompani nga Kosova futet në përzgjedhje të tilla dhe renditemi në nivele ndërkombëtare”, tha Muçolli për KOK-un.
Muçolli është CEO i kompanisë nga Kosova, e cila ka të drejtat e zhvillimit të brendit Burger King Kosova, kompani kjo që ishte edhe partnere e KOK-ut në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.