• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Publikohet orari i sportistëve kosovarë në Paris, nis me boksin

24/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të Lojërave Olimpike “Parisi 2024” që do të mbahen nga data 25 korrik deri me 11 gusht, ekipi i Kosovës me nëntë garues, ka mësuar orarin e garave.

Kosova do të garojë me pesë xhudistët, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu, Loriana Kuka, me boksierin Donjeta Sadiku, atleten Gresa Bakraçi dhe notarët Adell Shaboviq e Hana Beiqi.

Garuesja e parë nga Kosova që nis Olimpiadën do të jetë boksieria Donjeta Sadiku, e cila  garon në kategorinë deri në 60 kilogram dhe merr pjesë për herë të dytë në Lojëra Olimpike.

Kampionia olimpike në Tokyo, Distria Krasniqi, është njëra nga kandidatet kryesore për të fituar medalje edhe në Paris. Distria do të garoj me të dielën më 28 korrik, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Një ditë më vonë, do të garojnë Nora dhe Akil Gjakova, Nora është në kategorinë 57 kg, teksa Akili në 73kg.

Me 30 korrik, do të garoj Laura Fazliu e cila bën pjesë në kategorinë 63 kilogram, e në të njëjtën ditë garon edhe notari Adel Shaboviq, në 100 metra stil të lirë.

Më 1 gusht garon xhudistja Loriana Kuka në kategorinë 68 kilogramë, ndërsa në dy ditët vijuese më 2 dhe 3 gusht garat i zhvillon edhe atletja Gresa Bakraçi përkatësisht notarja Hana Beiqi.

Kosova në pjesëmarrjen e tretë në Lojëra Olimpike Verore, vlerësohet favorite për të fituar medalje në sportin e xhudos dhe të boksit.

Deri më tani vetëm xhudistët kanë fituar medalje olimpike në dy Olimpiadat e fundit.

Next Post

 James: Kam vetëm një objektiv për këtë sezon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.