Tuesday, 12. May 2026
Sport

“Paris 2024”, Coco Gauff i bashkohet LeBron James si mbajtëse e flamurit

GS 24/07/2024 1 Min. Lesezeit

Tenistja amerikane Coco Gauff do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë ceremonisë së hapjes në Paris pasi së bashku me LeBron James do të mbajnë flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“As që më shkonte ndër mend të mbaja flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një event si ky. Jam krenare për këtë mundësi që po më jepet”, tha Gauff pasi iu komunikua se do të ishte mbajtëse e flamurit së bashku me yllin e NBA.

20-vjeçarja merr pjesë për herë të parë në Lojrat Olimpike pasi fitoi Grand Slam-in e parë të karrierës, US OPEN, shtatorin e kaluar.

Teilen: