Tuesday, 4. August 2026
Sport

Kicker: Xhaka, mesfushori defansiv më i miri i sezonit të kaluar në Bundesligë

GS 24/07/2024 1 Min. Lesezeit

Mediumi gjerman, Kicker e ka vlerësuar Granit Xhakën si mesfushorin defansiv më të mirin për sezonin që lamë pas në Bundesligë.

Xhaka ishte lideri i mesfushës së Bayer Leverkusenit, duke e udhëhequr skuadrën drejt histories.

Bayer Leverkusen fitoi titullin e parë historik në Bundesligë dhe e ndali dominimin shumëvjeçar të Bayern Munichut.

Përveç kësaj, Leverkusen shkoi deri në finale të Ligës së Evropës dhe e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, pikërisht me golin e Granit Xhakës.

Pas përfundimit të sezonit, Xhaka luajti rol kyç në shkuarjen deri në çerekfinale të Zvicrës në Euro 2024.

 

Teilen: