Ndeshja e Lojërave Olimpike mes Argjentinës dhe Marokut në Lojërat Olimpike Paris 2024 është mbyllur me një absurditet të paprecedent në historinë e futbollit botëror për mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet.
Sfida u mbyll me barazimin në minutën e 106-të nga Argjentina për rezultatin 2-2. Gjyqtari sinjalizoi dhe futi skuadrat në dhomat e ndeshjeve dhe u mendua se sfida ishte mbyllur me barazim. Por më pas organizatorët bën të ditur se në fakt sfida ishte pezulluar për shkak të fishekzjarrëve të hedhur nga tifozët dhe se duhej zbrazur stadiumi, teksa po rishikohej goli me VAR.
Stadiumi u boshatis dhe pas dy orësh, skuadrat u kthyen në fushën e lojës. Aty, gjyqtari bëri shenjën e VAR-it dhe shkoi të shihte pamjet në monitor, duke anuluar golin e Medina kur kishin kaluar 2 orë nga momenti kur skuadrat ishin larguar nga fusha.
🤯 INCROYABLE SÉQUENCE : l’arbitre d’Argentine-Maroc annule le deuxième but argentin… deux heures après la suspension de la rencontre !
Les joueurs sont revenus sur le terrain pour disputer les trois dernières minutes et le Maroc s’est finalement imposé 2-1 #Paris2024 pic.twitter.com/1XswW8uXin
— Eurosport France (@Eurosport_FR) July 24, 2024
Ndeshja rifilloi dhe u luajtën 3 minuta, ndërsa më pas gjyqtari sinjalizoi mbylljen e saj, duke dekretuar fitoren e Marokut 2-1 ndaj Argjentinës.
PANORAMASPORT.AL