Tuesday, 12. May 2026
Sport

Reagon fuqishëm Messi pas ngjarjes së çuditshme

GS 24/07/2024 1 Min. Lesezeit

Një situatë e pazakontë ndodhi në fillim të Lojërave Olimpike, më saktësisht në sportin e futbollit.

Ndeshja mes Argjentinës dhe Marokut u mbyll me rezultat 2:2, me një gol në minutën e 16-të shtesë.

Pas mbi një ore, VAR-i vendosi ta anulojë golin dhe u vendos që të luhen edhe tre minutat e mbetur të takimit.

Fillimisht, futbollistët bënë nxemje 20 minuta dhe më pas zhvilluan tre minutat e mbetur.

Në fund, Maroku shënoi fitore 2:1, pasi nuk u shënua gol tjetër.

E ka ardhur tani edhe reagimi i Lionel Messit rreth kësaj ngjarjeje.

“E pabesueshme”, shkroi Messi në profilin e tij në Instagram.

Teilen: