• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Holandë-Spanjë, finalja e Euro U19 për femra

24/07/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Holandë-Spanjë është finalja e Kampionatit Europian të moshës deri në 19 vjeç në futboll për vajza, kompeticion që po zhvillohet në Lituani dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. E jo vetëm kaq, por dhe futbolli shqiptar ka lënë gjurmë, ndërsa Emanuela Rusta ka arbitruar gjysmëfinalen e dytë, atë mes Holandës dhe Francës.

Në “Darius&Girenas Stadium” të Kaunasit, Holanda ka fituar me lehtësi ndaj Francës. Fillimisht ka realizuar golin e parë në të 19’ me Vons, e cila pranë shtyllës së djathtë pingule e ka shtyrë topin në rrjetë. Goli i dytë ka ardhur tre minuta nga fundi i pjesës së parë, ndërsa Tollhuk, në një kundërsulm të shpejtë, nuk ka falur përballë portieres franceze Belhaxhi.

Në pjesën e dytë, Franca është munduar të gjejë golin e nderit, por ka qenë e vështirë dhe në vërshëllimën e fundit të Emanuela Rustës, 2-0 për Holandës. Ndërkohë Spanja duket se ka vijuar me hapin e fitores së ndeshjes në grup me Gjermaninë, teksa ka mundur Anglinë, 3-1.

Fillimisht ka shënuar Agote në të 25’. E më tej akoma, Komandador në fundin e pjesës së parë në dy tentativa në portën angleze e ka dërguar topin në rrjetë. Sapo ka nisur pjesa e dytë, e sapofutura Enderbi rihap ndeshjen, kjo në të 47’.

Mirëpo vetëm kaq, sepse Akuares e ka gjetur të papërgatitur portieren Koks dhe me një diagonale në të 68’ e ka dërguar topin në rrjetë. 3-1 dhe Spanja finaliste, atje ku duhet të mbrojë trofeun e fituar edicionin e kaluar. Finalja e madhe luhet më 27 korrik.

Next Post

Ernest Muçi drejt Anglisë, Besiktas ka marrë dy oferta nga ishullorët e Premier League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.