• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Situatë e paprecedentë në Superligë, titullari padit Egnatian në FIFA për trukim ndeshjesh

26/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jurguens Montegro ka paditur Egnatian në FIFA për trukim ndeshjesh. Newsport.al mëson se kjo është arsyeja përse sulmuesi nga Kosta Rika nuk ka pranuar të kthehet te rrogozhinasit.

Mungesa e tij ra në sy pas muajit maj, kur Egnatia u shpall kampion. Kujtojmë se sulmuesi 23-vjeçar u afrua në Rrogozhinë gjatë janarit të këtij viti. Egnatia bleu kartonin e Montenegros pikërisht nga LD Alajuelense.

Deri tani nuk është thënë asnjë version zyrtar nga palët për mungesën e lojtarit nga Kosta Rika. Ditët në vijim vetë futbollisti pritet të dalë në deklaratë.

Gjithçka që Newsport ka siguruar është se një avokat i punësuar nga Jurguens Montenegro, po punon prej rreth 4 muajsh me këtë çështje. Në anën tjetër Egnatia vazhdon me angazhimin e saj në Europë.

Pasi u eleminuan nga Borci Banjalluka në turin e parë të Champions League, lojtarët e drejtuar nga Edlir Tetova po angazhohen në Conference League.

Aty kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Vikingur Rejkjavik me rezultatin 0-1 në Islandë. Takimi i kthimit që do vendosë cili kalon në turin e tretë, luhet më 1 gusht ora 20:00 në “Loro Boriçi”..

Next Post

Ylli portugez kthehet tek Atletico, por jo nën urdhrat e Simeones

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.