Zheng Haohao s’ka mbushur ende 12 vjeç, por është gati për pjesëmarrjen e saj të parë në Olimpiadë.
Kinezja e talentuar ka lindur më 11 gusht 2012, vetëm një ditë para përfundimit të Olimpiadës në Londër.
Tri edicione më vonë Haohao do të garojë në “Paris 2024” dhe është favorite për medalje e arit në skateboard.
Në rast triumfi ajo do të bëhej sportistja më e re në historinë që fitonte medalje olimpike.
Rekordi aktualisht i përket notares danezes Inge Sorensen, e cila në “Berlin 1936” triumfoi në 200 metra bretkosë në moshën 12 vjeç e 24 ditë.
Para epokës moderne rekordi i përket grekut Dimitrios Loundras (10 vjeç e 218 ditë), i cili ka fituar bronz në Olimpiadën 1896.