• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kompani: Më pëlqen uria në ekip, është shpejt të flasim për taktika

26/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vinsent Kompani realizoi debutimin në krye të Bajernit gjatë miqësores që bavarezët dueluan me modestët e RotakEgern, e përfunduar me shifrat 14-1. Përtej finalizimeve, belgu u shfaq i lumtur mbi aplikimin e filozofisë nga talentet.

KOMPANI

KOMPANI – “Është bukur të jesh këtu me tifozët. E di sa e rëndësishme është kjo traditë për klubin. Ne kemi zbatuar gjithçka që kemi synuar në ditët e fundit dhe gjithashtu kemi parë lojtarët e rinj. Ne jemi të kënaqur me lojën. Djemtë luftuan për çdo top dhe gjithmonë u përpoqën të jenë pozitivë. Tashmë kemi edhe disa miqësore përpara ndeshjes së Kupës dhe më pas fillon Bundesligës.

Kur grupi të jetë i plotë, atëherë do të jem më i kthjellët në ndërtimin e strategjive. Nuk dua të falas për tregun e transferimeve. Ka persona të tjera që merren me atë detyrë. Personalisht jam i kënaqur me grupin. Uria e ekipit më mbush”, përfundoi Kompani. Ende nuk ka një plan të qartë se çfarë skeme do të aplikojë Vinsent te bavarezët. Është folur për sistemin 4- 4-2, e cila do ishte risi në kontingjentin e rekordmenëve të Gjermanisë.

Sistemi 4-2-3-1 është “skalitur” në dekadën e fundit te Bajerni, duke filluar me epokën “Van Gal”. Kompani do ketë misionin e vështirë në sezonin debutues, rrëzimin e Bajer Leverkusen nga froni në Bundesligë. Fakti që “Aspirinat” nuk kanë shitur asnjë protagonist nga edicioni i shkuar e rrit shkallën e vështirësisë te gjigandët nga Mynihu.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Neymar vazhdon rikuperimin, shihet me ‘shoqëri’ të veçantë në stërvitje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.