Me ceremoninë spektakolare brigjeve të Senës, filluan zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës XXXIII në Paris 2024, që do të vijnë për shikuesit në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Për herë të parë në histori festa e inaugurimit nuk u mbajt në një stadium: 10.500 atletë parakaluan në bordin e anijeve në zemër të kryeqyteti francez.
Në fund, Kulla Eifel shërbeu si skenë për fjalimet përfundimtare dhe mbi të gjitha për fillimin e rrugëtimit që çoi në ndezjen e flakës olimpike.
Pishtarin nga duart e Zidane e hoqi Rafa Nadal, i cili më pas së bashku me Serena Williams, Nadia COmaneci dhe Carlo Lëeis ua dorëzoi atë sportistëve të tjerë francezë, duke kulmuar me sprinteren Marie-José Pérec dhe xhudistin Teddy Riner.
Ishin ata që ndezën flakën e vendosur brenda një balone, e cila më pas u ngrit në qiellin e Parisit.