Tuesday, 12. May 2026
Sport

Donjeta Sadiku gati për meçin e vështirë në Paris

GS 27/07/2024 1 Min. Lesezeit

Donjeta Sadiku është e para që do të filloj garat në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” nga të gjithë pjesëmarrësit e Kosovës në këtë ngjarje të madhe sportive.

Sadiku në meçin e parë të turneut olimpik të boksit do të përballet me kundërshtaren nga Tajlanda, Thananaya Somnuek.

Ky meç i takon kategorisë deri 60 kilogramë dhe zhvillohet në mbrëmje, diku rreth orës 21:00.

Për Sadikun, kjo është hera e dytë që do të paraqitet në Olimpiadë kurse e para me normë olimpike.

Ajo mungoi të premten mbrëma në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, në mënyrë që të fokusohet tërësisht për meçin e parë.

Sadiku e njeh boksieren nga Tajlanda, e cila e kishte mposhtur në shkurt të këtij viti në çerekfinale të turneut “Strangja” në Bullgari.

Në rast se e kalon këtë kundërshtare, Sadiku më pas do të ballafaqohej me boksieren nga Kolumbia, Angie Paola Valdes Pana, ndërsa në çerekfinalen e mundshme, do të boksonte ndaj irlandezes Kellie Harrington.

Teilen: