Sunday, 15. March 2026
Sport

Paris 2024/ Tragjedi në Fshatin Olimpik, vdes trajneri i boksit të Samoas

GS 27/07/2024 1 Min. Lesezeit

 

Trajneri i ekipit olimpik të boksit të Samoas, Lionel Elika Fatupaito, vdiq të premten në Fshatin Olimpik në Seine-Saint-Denis, në moshën 60-vjeçare, pasi pësoi një arrest kardiak, raporton britanikja “The Independent”.

Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) i shprehu “ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve” në një njoftim për shtyp në faqen e saj të internetit.

Trajneri ishte në dhomën e tij me një sportiest, kur nuk u ndje mirë rreth orës 10:20, tha një burim policor. Pavarësisht se për të u kujdesën zjarrfikësit dhe shërbimet e urgjencës (SAMU), ai vdiq për “shkaqe natyrore”,- tha prokuroria, duke shtuar se nuk u vendos asnjë pengesë mjeko-ligjore për varrimin. Hetimi iu besua policisë gjyqësore Seine-Saint-Denis.

Teilen: