• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vllaznia fiton miqësoren

27/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vllaznia ka zhvilluar sot ndeshjen e radhës miqësore, teksa skuadra kuqeblu tashmë po përgatitet për pjesëmarrjen në Superiore. Pasi ka lënë pas zhgënjimin europian, ekipi i drejtuar nga Brdariç i është kthyer fushës së lojës ku përballë në “Loro Boriçi” kishte Burrelin e drejtuar nga Ditmar Bicaj.

Trajneri Brdariç e nisi këtë sfidë me disa ndryshime në rreshtim, teksa i dha hapësirë nga minuta e parë Pusit e Dodajt mes titullarëve. Por ishte një lojtar i stolit që bëri diferencën në pjesën e dytë, mesfushori Klinti Qato.

Ky i fundit ekzekutoi një goditje dënimi nga rreth 35 metra, duke çuar topin në rrjetën e portës së Burrelit për atë që ishte goli i vetëm i takimit të sotëm.

Formacioni titullar i Vllaznisë: Qarri, Juriç, Pusi, Gurishta, Jago, Krymi, Deliu, Kahrimanoviç, Dodaj, Mala, Balaj.

Next Post

Spanja nuk ndalet, kampione e Evropës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.