Klubi i Barcelonës ka publikuar kalendarin e turit që skuadra e parë do të zhvillojë në SHBA duke nisur nga kjo e diel. Mes të tjerave, klubi katalanas ka bërë me dije se presidenti Joan Laporta ka vendosur të shoqërojë ekipin në turneun përtej Atlantikut.
Skuadra do të niset të dielën dhe do të kthehet në Barcelonë të mërkurën e 7 gushtit. Laporta do të marrë pjesë në një sërë ngjarjesh institucionale dhe tregtare me qëllim përforcimin e markës së klubit katalanas në këtë vend. Barça në turneun në SHBA do të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme institucionale dhe ekzekutive, të kryesuar nga avokati katalanas dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve.
Në turneun që Barça do të zhvillojë në SHBA, përveç stërvitjes dhe aktiviteteve të tjera komerciale, do të zhvillojë dhe tri miqësore luksi. Më 30 korrik, katalanasit do të luajnë miqësoren e parë kundër Mançester Sitit. Më tre gusht do të jetë klasikja e verës kundër Realit të Madridit dhe me 6 gusht kundër Milanit.
PANORAMASPORT.AL