• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kurti shprehet krenar pas fitores se Donjeta Sadikut

27/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për fitoren e boksieres Donjeta Sadiku në meçin e parë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Kurti ishte në tribuna me pjesën tjetër të delegacionit të Kosovës për ta përkrahur Sadikun, të cilën e përgëzoi për fitoren e madhe.

Sadiku ne raundin e parë të kategorisë deri 60 kilogramë e mposhti boksieren nga Tajlanda, Thananaya Somnuek për të avancuar në raundin e dytë.

Kurti në një intervistë për RTK-në, është shprehur i lumtur siç ka thënë me këtë nismë të mbarë të ekipit olimpik të Kosovës.

Ai ka thënë se fitore pret edhe prej garuesve tjerë të Kosovës, në veçanti xhudistët, që garat do ti nisin prej të dielës. Sipas tij, fitorja e Sadikut është nismë e mbarë për ekipin olimpik të Kosovës.

“Kjo sonte është një fitore tejet e rëndësishme dhe fort e merituar e boksieres tonë, Donjeta Sadiku, e cila ka pjesëmarrjen e saj të dytë në Olimpiadë dhe përveç kësaj, ajo dominoi në të gjitha raundet dhe shënoi fitore në boks siç thuhet me duar por siç thotë populli është fitore me këmbë të mbarë për komplet ekipin e Kosovës në Paris për shkak se xhudo, atletika dhe noti do ta kenë si prijëse këtë fitore të Donjeta Sadikut”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Kurti.

Kurti shtoi se kontribut të “vockël” në fitoren e Sadikut, dhanë edhe ata që e përkrahën nga tribunat me brohoritjet “Kosova, Kosova” dhe “Donjeta, Donjeta”.

“Në ditët në vijim do të kemi gara tejet të rëndësishme dhe të vlefshme për ekipin dhe perspektivën tonë në xhudo dhe pas kësaj do të rikthehemi te Donjeta. Me atë çfarë pamë prej Donjetës dhe duke njohur shpirtin e saj luftarak, mund të them se jemi optimist për në vijim”, shtoi Kurti.

Tags:albin kurtiDonjeta SadikuLojërat Olimpike “Parisi 2024”

Next Post

Njukasëll është gati të pasurojë Milanin, 25 milionë euro për Malik Çaun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.