Wednesday, 13. May 2026
Sport

Donjeta Sadiku bokson të hënën për meçin e dytë

GS 27/07/2024 1 Min. Lesezeit

Boksieria e Kosovës, Donjeta Sadiku e nisi mbarë e suksesshëm Olimpiadën e Parisit, duke e mposhtur boksieren nga Tajlanda, Thananay Soumnek, në kategorinë deri në 60 kg.

Luftën e radhës, Donjeta Sadiku, e zhvillon të hënën prej orës 20:00.

Përballë boksieres tonë në 1/8 e finales është kolumbiania, Paola Angie Valdes Pana.

Sadikut i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen.

Teilen: