Wednesday, 13. May 2026
Sport

Kupa me kampionatin dështim

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Orges Shehi ishte një ndër transferimet më të bujshme përsa i përket trajnerëve në futbollin shqiptar. Pasi u shkarkua nga Tirana, durrsaku preferoi të ishte në krye të Partizanit.

Përgjegjësi e madhe ku objektiv ishin si Kupa e Shqipërisë dhe mbrojtja e titullit kampion. Kupa rezultoi tërësisht dështim, pasi të kuqtë u eleminuan nga Kukësi.

Në anën tjetër titulli kampion ishte mjaft pranë, ndërsa finalja u humb 1-0 kundër Egnatias. Shehi po provohet për herë të parë dhe në Europë nga Partizani.

Turi i parë në Conference League u kalua me vështirësi, ndërsa objektiv përflitet të jetë vendosur arritja e turit të tretë.  Humbja 2-0 ndaj Iberias ka trazuar çdo gjë.

Kështu sfida e kthimit në “Elbasan Arena”, më 1 gusht ora 20:00 pritet me mjaft interes. Në rast se Partizani eleminohet, atëherë nuk mund të flitet për sukses me Shehin te “demat”.

Teilen: