• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndotja në Senë, anulohet stërvitja e notit për atletët e triatlonit

28/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Seanca e parë stërvitore e triatlonit e programuar për sot në lumin Sena në Paris është anuluar për shkak të ndotjes, bënë të ditur organizatorët e Lojërave Olimpike. Triatloni është konkurrim trigarësh, ku atletët konkurrojnë në gara vrapimi, çiklizmi dhe noti dhe gara e notit është e programuar të zhvillohet pikërisht në Senë. Ajo që i druheshin organizuesit e garave ndodhi, me reshjet e shiut në kryeqytetin francez që kanë shkaktuar derdhjen në lumë të ujërave të ndotura të patrajtuara. Ky ka qenë një shqetësim i hershëm dhe niveli i ndotjes në lumë është kontrolluar vazhdimisht. Një javë para nisjes së Lojërave, kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, notoi në Senë për të treguar që lumi është i pastër, por niveli i ndotjeve ka qenë gjithmonë në limitin e të pranueshmes higjienike. Pas një mbledhjeje të zhvilluar sot midis organizatorëve të olimpiadës dhe federatës botëroere të triatlonit u vendos që stërvitja e sotme të anulohej dhe mbeten me shpresën që ujërat të pastrohen deri më 30 korrik, kur nis gara e triatlonit. Në të kundërt, konkurrimi do të jetë dygarësh, me vrapim e çiklizëm. 

Next Post

Haradinaj për Distria Krasniqi dhe Donjetën: Ky është mentaliteti dhe reflektimi që ato inspirojn tek secili i ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.