Saturday, 21. February 2026
Sport

Qitje, 16-vjeçarja nga Koreja e Jugut merr të artën e 100-të për Kombëtaren

GS 29/07/2024 1 Min. Lesezeit

Në ditën e tretë të Lojrave Olipike “Paris 2024” sportistja e Republikës së Koresë, Ban Hyojin, ka mundur që të fitojë medalje të artë në disiplinën e qitjes me çifte më ajër në distancën e 10 metrave.

16-vjeçarja ka vendosur rekord olimpik në këtë disiplinë, ku Koreja e Jugut nuk fitonte medalje të artë që prej 1992-it të largët.

Medalja ka qenë e veçantë pasi ishte e 100-ta në historinë e Koresë së Jugut në Lojrat Olipike verore. Qitsja e talentuar la pas në këtë garë 17-vjeçaren e Republikës së Kinës, Huang Yuting dhe zvicerianen Audrey Gogniat.

Teilen: